Qendra e Këshillimit për studentët dhe të rinjtë shqiptarë në Vjenë

Qendra e Këshillimit për studentët shqiptarë dhe të rinjte në Vjenë është projekti ynë i parë në emër të AYSAA. Qendra e Këshillimit në thelb duhet ti shërbej studentëve shqiptarë, të cilët duan të fillojnë ose të vazhdojnë studimet e tyre në Austri. Ne krijojmë një rrjet, i cili do të mbështesë dhe shoqërojë në mënyrë aktive studentët shqiptarë para, gjatë dhe pas studimeve. Qëllimi ynë kryesor është që të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë shqiptarët. Si mendojmë të zbatojmë këtë plan, do të shpjegohet në seksionin në vijim.

Çfarë përmban Qendra e Këshillimit për studentët dhe të rinjtë shqiptarë në Vjenë?

Universiteti konsiderohet si një qender socializimi, në të cilën vlerat dhe normat e shoqërisë pritëse mësohen dhe transferohen. Për studentët që vijnë nga Shqipëria, Kosova, etj., universiteti është edhe kontakti i parë i drejtpërdrejtë me shoqërinë pritëse. Shpesh mungesa e njohurisë së gjuhës gjermane, mungesa e rrjeteve shoqërore në vendin e studimit dhe pritshmëritë e larta - veçanërisht në fillimin të studimeve - krijojnë vështirësi të mëdha në Austri. "Asociacioni i të rinjve dhe studentëve shqiptar në Austri" dëshiron me anë të Qëndrës së Këshillimit të ndihmojë në shpjegimin e strukturës studimore që duhet të pritët në Austri dhe në orientimin e studentëve.

Gjatë konsultimit do të krijohen dhe identifikohen strategji për bashkëpunim me shoqërinë pritëse dhe njëkohësisht do të krijohen rrjete sociale. Ky projekt do të sjellë një diskutim e bashkëbisedim për çështjen e studentëve shqiptarë.

Motivimi thelbësore është sigurimi i këshillave kompetente, që mbështesin studentët në mënyrë aktive për të arritur e kaluar ne një proces pozitiv integrimi. Nevoja dhe kërkesa për këshillimin e studentëve shqiptarë do të mbulohet nga Qendra e Këshillimit.

Ne gjithashtu ofrojmë pikën e nderthurjes me:

• Studentët dhe universitetet

• Studentët dhe autoritetet / institucionet

• Studentët dhe tregun e punës

• Studentët me njëri-tjetrin

• Shkëmbim ndërkulturor

 

Zbatimi praktik i projektit

Si fillim do të krijohet një databazë, në të cilën do të përfshihen profilet e të gjithë studentëve (të dhënave kryesore dhe drejtimi i tyre akademik). Të dhënat do të merren dhe do të mbahen nga anëtarësia e shoqatës. Drejtimi akademik do të përditësohet mbas çdo semestri deri në hyrjen në tregun e punës e fillimin e profesionit.

Qendra e Këshillimit ka këshilltarë profesionistë e kompetent, të cilët kanë informata të rëndësishme për fillimin e studimeve. Ky informacion do tu jepet studentëve gjatë konsultimeve.      

Këshillimi është i ndarë në tre faza: 1) Dhënja e Informacionit, 2) Shoqërimi gjatë studimeve 3) Integrimit në tregun austriak të punës

  1. Dhënja e informacionit
     

Komunikimi i informacionit fillon me interesimin e studentëve për të studjuar në Austri. Studentët ndodhen në Kosovë / Shqipëri etj. , ose janë tashmë banues në Austri. Në të dyja rastet, do të përcillet i njëjti informacion. Duke patur parasysh vendodhjen informacioni do të jepet personalisht ose përmes bisedave në chat në faqen e internetit. Edhe konsultime nëpërmjet Skype do të jenë të mundura. Këto informacione do të jenë në lidhje me studimin, regjistrimin, qëndrimin, munësi banimi, sigurimin shëndetësor etj.

  1. Drejtimi gjate Studimeve

Drejtimi përmban aspekte të ndryshme.

  • Shkëmbim te informacioneve ndermjet studentëve
  • Gjuhen
  • Kujdesi për shkrime shkencore
  1. Shkëmbim te informacioneve ndermjet Studentëve:

Ne faqen zyrtare te Internetit (Hompage) do te krijohet nje platform, e cila eshte e disponueshme për gjithe Studentat e rregistruar. Me ndihmen e kësaj platforme Studentat kanë mundësine te shkëmbejn eksperiencat. Per shkëmbimin e informacioneve do përdoren gjithashtu edhe rrejtet sociale.

 

  1. Gjuha

Gjatë drejtimit ne përiudhën e studimit vëmendja kryesore do ti kushtohet gjuhës, sepse është faktori më i rendësishem për suksesin e studimeve. Për Pranim në universtitet e Austrise do të arrihet Niveli B 2 si mbas CEFR (Common European Frameëork of Reference for Languages).

Zakonisht kurset e gjuhës janë të fokusuara ne biseda për jetën e përditshme dhe nuk janë të specjalizuar. Mungesa e njohurise së zhargonit ka ndikim gjatë Studimeve.

Qendra këshillimore ofron ndihmë në dy forma të ndryshme:

  • Online-platform
  • Kurse gjuhe specifike për degen e zgjjedhur

 

2.2.1 Online-Platform:

Ndërmjet platformes online studentët e rregjistruar munden të japin degen e studimeve dhe intëresat e tyre. Qellimi është që të hapen biseda si mbas temeva të prëferuara dhe kto të mbikqyren nga një këshilltare ose këshilltar. Detyra e këshilltareve është korrigjimi i gabimeve ortografike dhe gramatikale, si dhe moderimi i diskutimit.

Grupet do përbehen nga 2 deri 4 përsona që ndihma të je efektive dhe individuale. Të parashikuara janë përdorimi i mediave të reja si përshembull Skype. Dukë ofruar shërbime të tilla studentat e ardhshem kan mundësine të ushtrojne shqiptimin e fjalve dhë të permisojne rrjedhsinë e gjuhes.

2.2.2 Kurse gjuhe specifike për degen e zgjedhur:

Si është përshkruar më sipër kerkesa për pranim në universitet e vjenës është arritja e Nivelit B 2. Niveli B 2 përmban dituri të përgjithshme mbi gjuhen gjermane të fokusuara ne biseda për jetën e përditshme. Qendra këshillimore ka qellimin të ofroje kurse gjuhe të specializuar për të zhvilluar zhargonin dhe fjalorin e gjuhes gjermane.

Kurset do të ofrohen paralel gjatë studimeve rregullore.

  1. Kujdesi për shkrime shkencore

Njohuritë profesjonale dhe formale të punës shkëncore janë komponete thelbësore të Studimit.

Qellimi i kujdesit për shkrime shkecore është mbështetja për mbledhjen e përvojave në lidhje me hetimet, leximet, shkrimet dhe rishikimin të punëve shkencore.

Mentorët kanë funksjon mbështetës në raste pasigurije më trajtimin e gjermanishtes si një gjuhe shkencore.

Gjatë takimeve do të zhvillohen dhë të ndermjetsohen strategji për trajtimin e literatures, struktures, argumentimit dhë rishikimit të teksteve shkencore.

  1. Integrim ne tregun e punes Austriak:

Qendra këeshillimore përdor të gjitha rrjetet sociale, ndonjehre dhe partner nga institucionet të ndryshme dhe i ve ato në kontakt me targetgurpin.

Ne Ëebsite të shoqates do krijohet një platform punë online cila do jetë lidhur më platforma ekzistuese të këtij lloji. Absolventet kanë mundesine të krijone profilin e tyre ne faqe. Kjo Platform ështe e disponueshme për të gjithe punëdhensit e mundshem, të cilit kerkojnë persona të kualifikuara më njohuri të gjuhes shqipe. Ato mund jenë biznese shqiptare por gjithashtu dhe kompanitë austriake, të cilave ju nevojitet gjuha shqipe në punën e përditshme.

Qendra keshillimore ka synim të organizoj atkivite te ndryshme dhe workshope rreth temava në vazhdim.

  • Sukseset e arritura të Shiptareve në Austri
  • Sugjerime për krijimin e CVs dhe intervistes
  • Informacione rreth ligjit dhe tregun e punes austriak

3.1 Synim eshte të ftohen shqiptare, të cilet kanë arritur integrimin e suksesshem dhe janë të gatshem të flasin rreth historis të tyre. Ky takim funksjonon si shkebim i ekspëriencave dhe informacioneve por gjithashtu ëdhë si motivim për Studentat.

3.2 Qendra keshillmore do të ftoje profesionistë, te cilet i ndihmojnë Stundentat gjat shkrimit të CVs dhe ushtrojnë me ata rastet e një interviste. Ideja eshtë krijimi i një përmbledhje udhzimesh rreth intervistes, të cilat jane të dobishme në shmangjen e gabimeve në sitauta reale.         

3.3 Nje aktivitet i parashikuar është ftesa e ekspertëve të ligjit të punes, të cilet japin informacione dhe një përmbledhje mbi sitauten aktuale në tregun e punes austrijak.