Antarsimi

  1. Informata rreth antarsimit

Në AYSAA janë 4 lloje të antarsisë sic janë:

  • Antarët e plotë
  • Antarët bashkpunues
  • Junior antarët
  • Antarët e nderit

Antarë të plotë janë të gjithë ata studentë apo të rinjë, pa marrë parasysh gjinia që veç kanë mbushur moshën 18 vjeçare dhe kanë dëshirën të marrin pjesë në mënyrë aktive në punën e organizatës. Antarë të plotë munden me qenë vetëm personat fizik.

Antarë bashkpunues janë ata antarë ku kontributi tyre kufizohet vetëm në mjete financiare. Antarë bashkpunues munden me qenë edhe organizata tjera apo persona të tjerë juridikë, gjithashtu këta antarë nuk guxohen të kufizohen nga pavarsia e tyre.

Antarët “junior” janë ata të rinjë të cilët kanë mbushur moshën 14 vjeçare. Për kryerjën e detyrave të caktuara të organizatës këtyre antarëve ju nevojitet një leje nga prindërit.

Pas një kontributi të tyre të veçant të tyre, antarët e nderit mund të zgjedhen nga asambleja e përgjithshme me propozim të bordit të organizatës.

Të drejtat e Antarëve

Antarë kanë të drejt të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e organizatës si dhe të përdorin pajisjet apo objektet e organizatës. Të drejtat e votimit dhe  pjesëmarrjës në zgjedhje në mbledhjën e asamblesë së përgjithshme ju takon vetëm antarëve të plotë. E drejta për pjesëmarrje në zgjedhje kërkon kohë antarsimi së paku 1 vjeçar. Antarëve bashkëpunus ju takon e drejta vetëm për votim. Për më shumë shikoni statutin e organizatës.

Anëtarët janë të detyruar për të promovuar interesat e Shoqatës për aftësinë e tyre dhe të përmbahen nga çdo veprim që reputacioni dhe qëllimi i shoqatës mund të shkaktojë dëm. Ju duhet të respektojnë Nenet e Shoqatës dhe rezolutat e organeve të tij

Të gjithë antarët kanë të drejt në paraqitjën e ideve apo planeve për projekte të reja bordit të organizatës dhe të vendosin që projektet e tyre të konsiderohen si projekte interne apo eksterne, sipas kushteve të parapara nga organizata.

Me kërkesë të arsyetuar Bordi mund që raste të caktuara të liroj përkohësisht apo përherësisht antarët nga pagesa e  anëtarësimit të kërkuar paraprakisht.

Anëtarësia përfundon me vdekje, dorëheqje vullnetare, dëbimit të antarit si dhe me humbjen e kompetencave juridike tek persanat juridik.

Dorëheqja duhet të dorzohet para bordit vetëm në mënyrë të shkruar.

Përjashtimi i një anëtari të Shoqatës mund të bëhet nga Bordi vetëm atëher kur dyshohet për shkelje të rëndë të detyrave të anëtarësisë dhe sjellje kundër organizatës. Ankesa kundër përjashtimit të antarit është e lejuar në Asamblesë së Përgjithshme. Deri në një vendim, anëtari mbetet i pezulluar.

Tërheqja e anëtarësimit të nderi mund të vendoset në Asamblesë së Përgjithshme me kërkesë të bordit.

Antarsohu:

Anëtarë të organizatës mund të jenë personat fizikë, personat juridikë, ortakëritë të papërfshira.

Anëtarësimi dhe promovimi duhet të bëhet me vetëdëshirë. 

Pranimi i anëtarëve të zakonshme, bashkpunues dhe atyre “junior” bëhet përmes Bordit të organizatës. Regjistrimi mund të refuzohet pa dhënë arsye.

Emërimi i anëtarit të nderit bëhet me kërkesë të Bordit Ekzekutiv nga ana e Asamblesë së Përgjithshme.

Mbrapa