AYSAA - Rreth nesh

Asociacioni i të rinjëve dhe studentëve shqiptarë në Austri (tash e tutje Asociacioni) është krijuar në fillim të vitit 2015 me iniciativën dhe mbështetjën e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim më Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP).
Asociacioni është organizatë e pavarur e themeluar nën juridiksionin austriak nga i cili edhe qeveriset në kontekstin legal, si dhe ka për qëllim organizimin e të rinjëve dhe studentëve shqiptarë në Austri.

● Qëllimi

Qëllimet e asociacionit ngërthehen në katër kategori kryesore:

  1. Rrejtëzimin e të Rinjëve dhe studentëve shqiptarë;
  2. Avancimin e të Rinjëve dhe Studentëve Shqiptarë;

3.   Integrimi në shoqërinë austriake;

4.   Bashkëpunimi me oranizata tjera jo-qeveritare dhe institucione të ndryshme.


● Misioni

Objektivat dhe qëllimet e Asociacionit fokusohen në organizimin e të rinjëve shqiptarë, si dhe  ofrimin e mundesive këtyre të rinjëve qe të njihen me njëri tjetrin dhe të bashkëpunojn në fushat përkatëse në të cilat studiojnë.

Asociacioni është i fokusuar me shumë në aspektin e zhvillimit akademik të të rinjëve, por nuk përjashton dhe aktivitete të tjera të karakterit kulturor apo sportiv.

Asociacioni mëton të krijoj kushtet dhe ambientin e duhur për të rinjët dhe studentët shqiptarë që këta të fundit të avancohen dhe të fitojnë përvojë në fushat ku ata studiojnë.

Kësisoj ndër qëllimet e Asociacionit është lidhja e memorandumeve të bashkëpunimit me institucione arsimore dhe akademike, institute kërkimore si dhe institucione shtetërore ku studenteve dhe te rinjeve shqiptarë do te iu ofrohet mundësia e aplikimit të njohurive të tyre në praktikë si dhe njohja praktike e profesionit ku ata studiojnë.

Asociacioni është i hapur për të gjithë të rinjët dhe studentët shqiptarë në Austri të cilët kane ide inovative dhe dëshirojnë që ato ti hedhin në praktikë.

Asociacioni mbështet krijimin e grupeve punuese ndërmjet studentëve në fushat relevante që ata studiojnë dhe kësisoj nxitë prurjen e ideve dhe projekteve të cilat do të suportohen sipas mundësive të Asociacionit.

Asociacioni mëton të asistoj studentët e sapo ardhur me informacionin e duhur për ta, si dhe të i këshilloj ata që të integrohen sa më shpejtë dhe sa më mire në shoqërinë austriake.

Cdo këshillë, ndihmë dhe shërbim që asociacioni e ofron është pa pagesë.

Askush nuk lejohet të përfitoj materialisht apo në ndonjë formë tjetër duke përdorur shërbimet dhe emrin e asociacionit. Personat të cilët thirren në emër të asociacionit për përfitime personale, do të ndiçen penalisht në organet e drejtësisë austriake.