Projektet

Mbështetja në realizim e projekteve të ndryshme paraqet një ndër qëllimet thelbësore të asociacionit. Shoqata jonë i inkurajon antarët që të prezentojnë projekt idetë e tyre pranë këshillit ekzekutiv dhe jovetëm kaq. Ne si shoqatë do mundohemi ti mbështesim që në hapat e parë të realizimit të projektit, duke ndërmejtësuar në krijimin e kontakteve me  institucione dhe fond-dhënës  të ndryshëm nëpërmjet të cilave do munden më lehtë të arrijnë deri tek mjetet e nevojshme për financimin e projekteve në fjalë. Poashtu AYSAA do mundohet ti mbështes edhe në krijimin e grupeve punues, duke ju ofruar resurse njerëzore si nga vet këshilli i shoqatës poashtu edhe nga antarët e tjerë.

Të gjithë ju që doni të prezantoni projekt idetë e juaja, është shumë me rëndësi të keni parasysh që qëllimi i projektit tuaj duhet të përputhet me sëpaku një ndër qëllimet e asociacionit:

  • Rrjetëzimi i të rinjëve dhe studentëve shqipëtarë
  • Mbështetja e të rinjëve dhe studentëve shqipëtarë
  • Mbështetja dhe inkurajimi i integrimit ne shoqërinë austriake
  • Bashkëpunimi aftagjatë me NGO-ot dhe institucionet tjera


Kategorizimi i projekteve në interne dhe eksterne

AYSAA bën dallimin midis projekteve „interne“ dhe „eksterne“.

Projektet interne zhvillohen në emër të asociaciont,  çfarë nënkupton që këshilli ekzekutiv ka të drejtë të vendosë në realizimin apo mosrealizimin e tyre, duke pasur gjithnjë parasyshë ruajtjen e imazhit të shoqatës. Për realizmin sa më efikas të secilit projekt do formohet një grup koordinues  si dhe do emërohen një ose dy mbikqyrës të projektit. Normalisht secili nga antarët e asociacionit ka të drejtë të inkuadrohet në projektet për të cilat shpreh interesim dhe të ndihmojë në realizimin e tyre, ndërsa të gjitha vendimet e asociacionit të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë të bëjnë me përgjegjësitë e shoqatës kundrejt palëve të treta, do diskutohen fillimisht në mbledhjet e këshillit. Përderisa projektet eksterne do kenë vetëm mbështetje të pjesërishme në realizimin e tyre, projektet interne do realizohen tërësisht në emër dhe mbikqyrje të shoqatës.

Projektet eksterne janë ato të cilat do i dorëzohen këshillit ekzekutiv të shoqatës përmes një plani të detajuar, nga vetë antarët e shoqatës. Plani i projektit  përvec qëllimit kryesor duhet të përmbaj edhe idetë e projektkordinuesit, se si AYSAA mund të ndihmojë në realizmin e projektit ne fjalë.  Ashtu siç e përmendëm edhe më lartë, ne si shoqatë do mundohemi te ndërmjetësojmë në krijim e kontakteve me institucionet përmes të cilave me lehtë do arihet realizimi i projekteve si dhe do ju mbështesim me resurse njerëzore poqese është e nevojshme. Përgjegjësinë për zhvillimin dhe përfundimin e projektit e mban vet kordinatorja e / kordinatori i projektit në këtë rast.

E drejta për të vendosur nëse projekti juaj do realizohet si projekt intern apo projekt ekstern i shoqatës, ju ngelën vet juve si antarë, prandaj është e rëndësishme që vendimin tuaj ta cekni ne planin e projektit që do ta dorëzoni në shoqatë.

Këshilli ekzekutiv i asociacionit, pasi të bëj krahasimin dhe shqyrtimin e qëllimeve të projektit tuaj me ato të vet shoqatës, do sjell vendimin nëse një projekt do mund të realizohet ose jo, përmes apo në mbështetje të AYSAA.