Integrimi

Shteti Austriak përmes programeve të integrimit i ka kushtuar rëndësi të veçantë integrimit të migrantëve në shoqërinë Austriake.

Pa dyshim që edhe ata që vijnë të studiojnë në Austri bëhen subjekt i këtij procesi dhe medoemos duhet të ndërmarrin hapa konkretë me qëllim integrimin në shoqërinë Austriake. Në Austri ka një traditë të gjatë bashkëjetese në mes të kulturave të  ndryshme.

Për një student, procesi i integrimit nis me disa hapa specifik, siç është njohja me vendin ku jetojnë, normat shoqërore dhe legale.

Element shumë i rëndësishëm është mësimi dhe zotërimi i gjuhës që është edhe çelësi i një integrimi të suksesshëm ku edhe shteti austriak si moto të integrimit e ka ‘integrimin përmes gjuhës’ (Integration durch die Sprache).

Secili që vjen në Austri duhet të njoftohet me rregullat shoqërore dhe të jetë tolerant ndaj diversitetit kulturor.