Informata rreth edukimit

 

Austria, një vend me traditë shumë vjeçare në ofrimin e shumëllojshmërisë dhe kualitetit të programeve të ndryshme të studimit, si të atyre të nivelit bachelor, master apo edhe doktorral, në vitet e fundit është bërë vend edhe më i dëshirueshëm për të studiuar nga studentët e huaj.

Aty ku 1/4 apo mbi 60.000 studentë janë të huaj, kjo bënë Austrinë një shtet mjaft të kërkuar për të studiuar.

Në krahasim me vendet tjera, përparësitë për të studiuar në Austri qëndrojnë si në: dhënien e mundësisë së barabartë për studim dhe moskushtëzimin mbi pranimin e studentëve përmes provimeve pranuese (me përjashtim të disa drejtimeve të vecanta), shkollim më cilësor ku studentët në të ardhmen kanë mundësi sa më të mëdha në tregun e punës, kostot e ulëta për studime në krahasim me vendet tjera, si dhe kualiteti i jetës është faktor i rëndësishem që shtyjnë të rinjët të akomodohen në Austri.

  1. Lejeqëndrimi:

            - Lejeqëndrimi për të studiuar në Austri varet nga shtetësia e studentit.

Ata që vijnë nga një shtet i BE-së nuk kanë nevojë për një lejeqëndrim (Vizë).

Shtetet anëtare të BE + Zvicrra:

                        - Të gjithë ata studentë që parashikojnë qëndrimin më shume se 3 muaj në Austri duhet të lajmërohen në organet përkatëse (Anmeldebescheinigung), dhe atë brenda afatit kohor (4 muaj).

Për t'u regjistruar, ata duhet të aplikojnë në komunën përkatëse (Bezirkhauptmannschaft apo Magistrat) me dokumentët në vijim:

  • formulari për aplikim;
  • letërnjoftim të vlefshëm apo pasaporta;
  • dëshmi mbi pranimin në një shkollë të lartë apo universitet në Austri;
  • dëshmi mbi të ardhura të mjaftueshme për të jetuar;
  • vendbanimi (Meldezettel);
  • pagesa e 15€;
  •  

Shtetet e vendëve të treta (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali zi apo edhe Sërbia)

                        - Për qëndrim më tepër se gjashtë muaj në Austri duhet të aplikohet për një lejeqëndrim të studentëve (Aufenthaltsbewilligung- Studierende/r).

Së pari duhet të siguroheni se a ju lejohet udhtimi deri në Austri vetëm me pasaportë.

Në qoftëse po, atëher pas ardhjes suaj, keni mundësinë të aplikoni personalisht në Komunën përkatëse në Austri.

Përndryshe në qoftëse mundësia e udhtimit është e kufizuar dhe duhet medoemos të keni një vizë, atëher ju duhet së pari të aplikoni në ambasadën përkatëse. (Studentët nga Kosova duhet të aplikojnë në ambasadën e Austrisë në Shkup).

Ju duhet të llogaritni një kohëzgjatje 3-6 muaj pritje deri në kthimin e një përgjigjje nga ana e autoriteteve austriake.

Pas një përgjigje pozitive nga ana e autoriteteve austriake, që të keni mundësinë e ardhjës në Austri ju do të pajiseni së pari me një "Viza D", dhe vetëm pastaj mund të aplikoni për lejeqëndrimin për studentë (Aufenthaltsbewilligung Studierende).                   

Për paisjen me një lejeqëndrim të studentëve, do të ju nevojiten dokumentët në vijim:

  • formulari i aplikimit http://www.bmi.gv.at/cms/BMI_Niederlassung/Formulare_07_2011/Aufenthaltsbewilligung_Studierender_Formular.pdf
  • dokument i vlefshëm për udhtim (pasaportë)
  • Certifikata e Lindjës
  • Certifikatë (jo me e vjeter se 3 muaj) që personi në fjalë nuk është nën hetime. Varësisht prej shtetit, certifikata nxerret në gjykatë ose në polici.
  • Vendimin për pranimin e studentit në një universitet/shkollë të lartë në Austri                               
  • Një dëshmi mbi të ardhurat e mjaftueshme për të studiuar në Austri (nën 24 vjet një shumë mbi 462,60€ në muaj, mbi 24 vjet 837,63€ në muaj). Të ardhurat duhet të dëshmohen për 1 vit (aq sa është parashikuar afati i lejeqëndrimit studentor)
  • Dëshmia mbi garantimin e një akomodimi në Austri: kontratë banese, marrveshje banimi (Wohnrechtvereinbarung https://www.oead.at/fileadmin/oead_zentrale/willkommen_in_oe/Recht/Wohnrechtsvereinbarung.pdf) apo marreveshje banimi me ndonjë konvikt.
  • Dëshmia mbi posedimin e një sigurimi. (Vërejtje: tek aplikimi në ambasadë do të kërkohet së pari një sigurim të udhtimit që mbulon së paku 30.000€ dëmshpërblim).

Përndryshe në Austri ju do të keni mundsinë e aplikimit për sigurim shëndetësor për studentë.

  • Kostot prej 120 € (Vërejtje: mund të kërkohen kosto shtesë në ambasadë, gjatë aplikimit për Vizën D).

Vërejtje: disa dokumente do të kërkohen të jenë të përkthyera apo edhe të dëshmuara nga nje noter apo nga ana e konsulatës përkatëse në shtetin tuaj.

 

Vazhdimi i lejeqëndrimit:

Pasi që lejeqëndrimi ka një kohëzgjatje 1 vjeçare, ju duhet të përkujdeseni për vazhdimin e saj. Vazhdimin e bëni në auteritetin përkatës në qytetin ku jetoni.

Këto dokumente ju nevojiten për vazhdimin e lejeqëndrimit:

  • Formulari i aplikimit  
  • Fotografi aktuale (format i pasaportës)
  • Dokument i vlefshëm i udhëtimit (pasaportë)
  • Dëshmi mbi suksesin e treguar përgjatë vitit në studime, mbi 16 ECTS të përfunduara me sukses. Për studentët që ende vijojnë kursin e gjuhës gjermane, nga ata kërkohen dëshmi mbi vijimin e një kursi të tillë
  • Vërtetim aktual mbi statusin e studentit (Studienblatt)
  • Vërtetim mbi vazhdimin e semestrit aktual të studentit (Studienbestätigung)
  • Dëshmi mbi të ardhurat e mjaftueshme për të studiuar në Austri (nën 24 vjet një shumë mbi 462,60€ në muaj, mbi 24 vjet 837,63€ në muaj). Të ardhurat duhet të dëshmohen për 1 vit (aq sa është parashikuar afati i lejeqëndrimit studentor)
  • Dëshmi mbi garantimin e një akomodimi në Austri: kontratë banese, marrëveshje banimi (Wohnrechtvereinbarung https://www.oead.at/fileadmin/oead_zentrale/willkommen_in_oe/Recht/Wohnrechtsvereinbarung.pdf) apo marrëveshje banimi me ndonjë konvikt.
  • Dëshmi mbi posedimin e një sigurimi shëndetsorë
  • Kostot prej 120€

Vërejtje: Varësisht prej komunës gjatë aplikimit për vazhdimin e lejeqëndrimit, është e mundur të iu kërkojnë edhe dokumente shtesë, si p.sh: gjendjen kreditore (Kreditschutzverband)

  1. Punësimi gjatë studimeve:

Leja për të punuar gjatë dhe pas studimeve varet nga shtetësia e studentit.

Shtetasit e nodnjërit prej shteteve europiane (duke përfshirë: Zvicrra, Norvegjia dhe Islanda) kanë të drejtat e plota pa kurrëfar kufizimi për të punuar dhe vepruar në Austri. Ndërkaq shtetasit e vendeve të treta janë të kufizuar në të drejten e tyre për të punuar. E drejta e tyre  për të punuar varet nga shumë faktorë të cilët janë të përmbledhur në ligjin mbi punësimin e të huajve.

Më gjerësisht duhet kuptuar që kjo kategori ka të drejtë për të punuar vetëm me një leje pune të lëshuar nga enti për punësim i Austrisë (Arbeitsmarktservice AMS www.ams.at ).

Në Austri studentët në nivelin bachelor të studimeve kanë të drejtën e punës deri në 10 orë në javë (Geringfügig Beschäftigung), ata të nivelit master e tutje kanë të drejtën e punës deri në 20 orë në javë (Teilzeit Beschäftigung). Studentëve gjithashtu u është e lejuar të bëjnë punë praktike.

Për një punësim me normë të plotë iu jepet mundësia që pas studimeve të aplikojnë për lejeqëndrimin Rot-Weiß-Rot https://www.help.gv.at/Portal.Node/hlpd/public/content/12/Seite.120308.html

 

LINK:                         www.migration.gv.at

                        www.schwarzesbrett-oeh.at/wohnen

                        www.integrationsfonds.at

 

3.Studimi në Austri:

            - Shumëllojshmëria e programeve në Austri bënë që mundësia e studimit mos të jetë e koncentruar vetëm në Vjenë por të jetë e shpërndarë në të gjithë vendin.

Varësisht drejtimit apo pragramin që dëshironi të studioni ju keni mundësinë e studimit në këto qytete: Vjenë, Salzburg, Graz, Insbruk, Linz apo edhe në qytete më të vogla ku është mundsia e studimit edhe në shumë universitete të shkencave të aplikuara (Fachhochschule).

Një listë të universiteteve të ndara sipas Landeve (Provincave) e gjeni në vegëzën e mëposhtme: http://www.studieren.at/hochschuluebersicht

Një listë të universiteteve të ndara sipas drejtimit e gjeni në vegëzën e mëposhtme: http://www.studieren.at/studienganguebersicht

 

            - Studimi në Austri fillon në semestrin dimror nga 1 Tetor deri në fund të Janarit si dhe vazhdon në semestrin veror nga 1 Marsi deri ne fillim të Gushtit.

- Pranimi:

            - Pranimi në një universitet austriak dallon për nga shtetësia dhe kushtet e vendosura nga universiteti apo programi në raport me aplikuesit. Për kandidatët që vijnë nga një shtet anëtar i BE-së (përfshirë Zvicërr, Norvegji, Islandë) pranimi në universitetet publike është kryesisht i thjeshtë përveç drejtimeve të caktuara që kanë procedura të veçanta pranimi. Për këtë arsye është mëse i nevojshem një informim më specifik mbi programin apo universitetin që dëshironi të studioni.

            - Për studentët që vijnë nga vendet e treta procedurat e aplikimit janë më rigoroze. Kryesisht aplikuesi duhet të bëjë transfer nga universiteti në shtetin e tyre.

Është me rëndesi të ceket që aplikimi duhet të bëhet në të njejtin drejtim me atë aktual ku ata studiojnë.

Gjithmonë duke pas parasysh kushtet e veçanta që kërkohen nganjëherë nga universiteti, drejtimi apo edhe niveli i studimit, kryesisht në Austri kërkohen këto dokumente për pranim:

  • Formulari për aplikim;
  • Para-aplikimi online;
  • Vërtetimi i Studentit (përkthyer në gj. gjërmane);
  • Dëftesa e vitit 3 dhe 4 të shkollës së mesme (të përkthyera në gj. gjermane);
  • Diploma e shkollës së mesme (përkth. në gj. gjermane);
  • Dëshmi mbi njohjen e gjuhës gjermane (jo e domosdoshme);

     Në përgjithësi pikat e lartëpërmendura janë kushtet që duhet të përmbushen për tu pranuar në një institucion të arsimit të lartë. Jo rrallëherë varësisht prej drejtimit apo universitetit ndodhë që të kërkohen kushte shtesë apo më specifike për pranim, si p.sh. mund të ndodhë që universiteti përkatës të pranon përkthimet vetëm nga një përkthyes i autorizuar në Austri apo që përkthimet të vërtetohen njëherë nga ambasada apo konsullata e Austrisë në shtetin ku jane bërë ato. Mund të ketë edhe barriera të tjera si në drejtime ku kandidatët duhet të ju nënshtrohen një provimi pranues (Aufnahmverfahren) apo për studentët që aplikojnë në programet master të kërkohet nga ta pikë të caktuara nga teste ndërkombtare (p.sh. TOEFL, GMET) etj.

 

            - Një faktor i rëndësishëm për pranim është edhe marrja parasyshë e afateve kohore. Afatet kohore për aplikim janë zakonisht para fillimit të semestrit, ato mund të gjenden shume lehtë nëpër webfaqet e universiteteve.

Pas aplikimit kërkesa shqyrtohet brenda 8 javëve ku në të njëjtën kohë mund të kërkohen dokumente shtesë.

            - Pas përmbushjes së të gjitha kushteve studentët që kanë dëshmi mbi njohjën e gjuhës gjermane (si: ÖSD, EPD, apo që kanë ndjekur ndonjë shkollë fillore apo të mesme në gjuhën gjermane) do të pranohen si studentë të rregullt dhe pas procedurave për aplikim për lejeqëndrim ata mund të fillojnë menjëher me studimet.

            - Ata që nuk dëshmojnë njohjën e gj. gjermane do te pranohen si studentë të parregullt, të cilëve iu jepet një afat kohor prej 4 semestrave nga ardhja në Austri për përfundimit e nivelit B2  të gjuhës gjermane.

  1. Kursi i gjuhës

            - Kursi i gjuhës duhet të ndiqet në institucionet e pranueshme për universitetin përkatës, për këtë është i domosdoshëm informimi paraprak në uebfaqen apo sekretariatin e universitetit lidhur me kursin që duhet të regjistrohet.

Për një informim sa më korrekt si para aplikimit gjithashtu edhe gjatë kohës së studimeve (apo kursit të gjuhës), studentët mund të marrin përkrahje nga ÖH (Österreichische HochschülerInnenschaft www.oeh.ac.at). ÖH është organizata e studentëve në Austri ku mund të informoheni rreth çdo pytjeje, problemi apo këshille rreth studimeve. Në disa qytete si në Vjenë është mundsia e kontaktimit edhe në gjuhën shqipe.

LINKS:

            http://www.fachhochschulen.ac.at/

            http://www.studienplattform.at/

            http://www.oeh.ac.at/

            http://www.univie.ac.at/

            http://www.studieren.at/

            http://www.uni-graz.at/

            http://www.medunigraz.at/

            https://www.i-med.ac.at/

            http://www.tuwien.ac.at/

            http://www.wu.ac.at/

 

  1. Njohja e diplomave dhe provimeve:

            - Pas përfundimit të të gjitha procedurave të rregullta për transferim, ekziston mundsia e njohjes (bartjes) së provimeve tashmë të përfunduara në universitetin paraprak të aplikuesit. Se a pranohet bartja e provimeve, e gjitha varet prej syllabusit të lëndëve.

            - Për studentët që studiojnë drejtimet master është e mundur që diploma në bachelor të pranohet por mund të kërkohet përseritja e disa provimeve. Studenti ka mundsinë e kryerjës së atyre provimeve gjatë të njëjtës kohë së ndjekjes së programit master.

            http://www.wu.ac.at/